Villa Ahlan gjendet në lagjen Gjerana, në pjesën më piktoreske të Ulqinit, vetëm 800m larg Plazhit të Madh, 500m nga qendra e qytetit dhe vetëm 200m nga stacioni i autobusëve. Ju ofron akomodim komfor në afërsi të plazheve të mrekullueshme dhe të detit të pastër, në 16 apartamentet luksoze me dy, tre dhe katër shtretër.

Në Vilën AHLAN të gjitha apartamentet janë të pajisura me kondicionerë, sat TV, internet falas dhe mini kuzhinë. Njëkohësisht, për të gjithë mysafirët e vet ka të siguruar parkingun.

Ju mirëpresim!